Viti shkollor 2026 – 2027
Kurse anglishtje online, nga A1 deri C1
Seanca LIVE në Zoom ose Meet, individualisht dhe në grupe të vogla me 4 studentë. Seanca e parë është pa pagesë dhe shërben për të përcaktuar nivelin tënd.
- Nivele të plota A1–C1
- Paketa komunikimi
- Provime ndërkombëtare
- Neuro-language coaching
Nivele të plota
Çmimet sipas nivelit
Nivel i plotë përfshin lexim, fjalor, dëgjim, gramatikë, shkrim dhe komunikim. Zgjidh formatin që të përshtatet:
Nisje nga zero, me libër sipas grupmoshës.
Konsolidim i bazave dhe fjalor i përditshëm.
Komunikim i pavarur për punë dhe studim.
Analizë teksti dhe struktura më të gjera.
Rrjedhshmëri, argumentim dhe shkrim i avancuar.
Tekste akademike, fjalor idiomatik, prezantime.
Seanca e parë pa pagesë, si njohje me grupin.
Libri English Unlimited Elementary.
Libri English Unlimited Pre-Intermediate.
Libri English Unlimited Intermediate.
Libri English Unlimited Upper Intermediate.
Niveli C1 nuk zhvillohet në grup.
Ndiqe individualisht.
Si funksionojnë kurset individuale
- Individualisht nënkupton studenti & mësuesja në një seancë 60 minutash.
- Zhvillohen kryesisht për të rritur, por edhe për studentë dhe adoleshentë.
- Librat përshtaten sipas grupmoshës dhe kërkesave: English Unlimited për të rritur, Pioneer BrE për studentë, Sparks për adoleshentë.
- Kohëzgjatja e një niveli është relative — varet nga ritmi i studentit; mësuesja jep një referim.
- Seanca e parë është pa pagesë dhe shërben si orë njohje e përcaktuese e nivelit.
- Pagesat bëhen në fillim të muajit.
- Frekuenca varion nga 1 deri në 5 herë në javë, ditët e javës.
- Ka fleksibilitet për t'i dhënë prioritet një aftësie gjuhësore sipas nevojës.
- Kursi nis menjëherë pas dakordësimit të detajeve në seancën provë.
- Zhvillohen me mësuese Arjolën ose mësueset e stafit.
Si funksionojnë kurset në grup
- Në grup nënkupton 4 studentë & mësuesja në një seancë 90 minutash.
- Zhvillohen vetëm për të rritur.
- Librat: seria English Unlimited për nivel të plotë; Paketa Komunikimi PDF dhe libri Speak Better English, të përgatitura nga mësuese Arjola.
- Kohëzgjatja e një niveli është relative — varet nga ritmi i grupit, por niveli përfundohet gjithmonë.
- Seanca e parë është pa pagesë dhe shërben si njohje mes mësueses dhe studentëve.
- Pagesat bëhen në fillim të nivelit dhe të plota.
- Frekuenca varion nga 2 deri në 3 herë në javë.
- Ka fleksibilitet për t'i dhënë prioritet një aftësie gjuhësore sipas nevojave të grupit.
- Kursi nis menjëherë pas lajmërimit, ose pritet deri në formimin e grupit.
- Zhvillohen vetëm me mësuese Arjolën.
Paketat e komunikimit
Ushtro të folurën në nivelin që zotëron
Këto paketa nuk kalojnë nga një nivel në tjetrin. Qëllimi është të thellohemi në të shprehurit, të rregullojmë gabimet në të folur dhe të mbushim boshllëqet e nivelit.
Seanca me qëllim të përcaktuar
Për një objektiv konkret
Seanca për qëllime specifike
- Seanca gramatikore A1–C1
- Anglishte biznesi
- Anglisht ekonomie
- Përgatitje për intervistë pune në anglisht
- Përgatitje mature & provime ndërkombëtare
Neuro-language coaching
Seanca të bazuara në parimet e "NeuroLanguage Coaching", themeluar nga Rachel M. Paling dhe të certifikuara nga ICF (International Coaching Federation).
Mësuese Arjola përqendrohet në përmbushjen e qëllimeve të tua gjuhësore, duke ndërthurur bazën shkencore të të nxënit dhe të sistemit nervor me ekspertizën gjuhësore të anglishtes.
Çmimi është i negociueshëm në varësi të numrit të seancave.
Nis me një seancë pa pagesë
Shkruaj në Instagram dhe caktojmë orën e njohjes për të përcaktuar nivelin tënd.
Çmimet janë për vitin shkollor 2026–2027. Të gjitha seancat zhvillohen online në Zoom ose Meet.
Kurset më Cilësore për të Mësuar Anglisht Online
Një ide e plotë e kurseve me mësuese Arjolën dhe stafin e saj.
- Të gjitha kurset e gjuhës angleze zhvillohen online përmes platformave Meet apo Zoom.
- Ju do të keni takime LIVE me një nga mësueset e stafit përmes këtyre platformave.
- Të gjitha mësueset e stafit janë të diplomuara për Mësimdhënie të Gjuhës Angleze dhe kanë të paktën 1 vit shkollor që punojnë pranë kursit tonë.
- Kurset tona janë të fokusuara në mësimdhënie të gjimnazistëve; studentëve dhe të rriturve me qëllim përvetësimin e aftësive komunikuese.
- Orët tona mësimore ndërthurin studimin e fjalorit; gramatikës; dëgjimit të audio-ve dhe komunikimit.
- Gjëja e parë që ne bëjmë për kursantët tanë është përcaktimi i saktë i njohurive që studentët kanë kur na kontaktojnë ne.
Për këtë arsye, ne iu nisim studentëve një ‘test percaktues niveli’ online për të matur njohuritë e gramatikës dhe fjalorit, për të patur një ide më të qartë nga ku do të ishte e rekomandueshme të nisnim.
- Sigurisht, vetëm ky test nuk është i mjaftueshëm sepse nuk na lejon të matim të kuptuarit e teksteve dhe audio-ve apo aftësitë komunikuese të studentit.
Për këtë arsye, ne zhvillojmë një orë të parë PROVË me qëllim që të matim se sa mirë e zotërojnë komunikimin në nivelin që rezultojnë në testin formues.
Kjo orë provë shërben gjithashtu si orë TRANSPARENCE që studentët të vendosin për vijimësinë e kursit.
- Hapi i rradhës është përcaktimi i orareve, dërgimi i materialeve dhe organizimi i nisjes së kursit.
- Mbas orës së parë studentëve iu dërgohen materialet e nevojshme që kryesisht përfshijnë: librin pdf; audiot e librit; listën e fjalorit anglisht-shqip; tematikat e aftësive komunikuese dhe teste ushtrimesh.
Sigurisht, materialet ndryshojnë në varësi të nivelit dhe fokusit të ndjekjes së kursit.
5.Menjëherë pas kësaj ore studentët janë të ftuar të kryejnë pagesën mujore & paraprake për numrin e orëve që duan të zhvillojnë.
Çdo orë e prenotuar paguhet edhe nëse studenti mungon ndonëse ne përpiqemi t’i krijojmë mundësi zëvëndësimi në të kundërt ora konsiderohet e kryer në raport me pagesën.
Kurset në grup po ashtu kanë pagesë paraprake dhe të plotë dhe jepet mundësia e kryerjes brenda javës së parë të nisjes së kursit.
- Pas këtyre hapave ju urojmë mësim të mbarë.
Kurset individuale janë kurse ku studenti & mësuesja takohen LIVE në Zoom/Meet.
Mund të zgjedhësh kohëzgjatjen e seancës prej 60 min, 90 min apo 2 orësh.
Mund të përcaktosh frekuencën 1-5 herë në javë.
Mund të përcaktosh orarin e ndjekjes së kursit mes fashës 09:00 (nisja) deri në 21:00 (mbyllja).
Ke të gjithë vëmendjen e mësueses.
Ideale për ritme të shpejta & kohë të limituar.
Pagesa për orë 10€/ora.
Kurset në grup janë kurse me ju,mësuesen dhe maksimumi 3 persona të tjerë.
Grupet kanë seanca 60 apo 90 minutëshe në varësi të dakordësimit bashkarisht.
Oraret e grupeve janë vetëm pasdite mes fashës 17:00-21:00.
Nëse një student i grupit mungon, ora nuk rikuperohet. Ofrohet regjistrim apo shënime te mësueses.
Ideale për ndërveprim në anglisht.
Pagesa për orë në grup 4€/ora.
Kursi që më përshtatet mua
Anglisht A1 për të Rritur
Individual-
kohëzgjatja pa limit (standardi 35-40 orë)
-
pagesë mujore & paraprake
-
ora e parë falas
Anglisht A1 për të Rritur
Grup 3-4 persona (Grupi me i vogel 3 persona)-
kohëzgjatja: 45 orë ( rreth 4 muaj)
-
4 orë = 1 kapitull + 5 orë komunikuese çdo 2 kapituj
-
pagesë e plotë & paraprake
-
frekuenca: 3 orë/javë
-
ora e parë falas
Trajtohet në A1:
Shqiptim & Lexim
Gramatikë & Ushtrime
Studim Fjalori
- Dëgjim & Komunikim
Materialet falas
- Libri pdf + Audiot e librit
- Listë fjalori anglisht-shqip për të gjithë librin
- Testet e kapitujve
- Detyrat komunikuese
- Ekstra: Romane A1
Aftësitë e fituara në përfundim të nivelit A1:
Të dëgjuarit
– Kupton fjalë të njohura dhe fraza të thjeshta kur fliten qartë.
– Mund të ndjekë udhëzime bazë dhe mesazhe të shkurtra, të qarta.
Të folurit
– Përdor fraza dhe fjali të thjeshta për të përshkruar veten dhe situata.
– Merr pjesë në biseda të thjeshta për detaje personale.
Të lexuarit
– Lexon dhe kupton tekste të shkurtra, të thjeshta.
– Njeh fjalë të njohura dhe fraza bazike.
Të shkruarit
– Shkruan fraza dhe fjali të thjeshta, si kartolina ose formularë.
– Përdor drejtshkrimin dhe strukturat bazë të fjalisë.
Gramatika dhe Fjalori
– Kupton gramatikën e thjeshtë (p.sh., e tashmja e thjeshtë, artikujt).
– Ka njohuri mbi fjalorin bazik për tema të përditshme (p.sh., familja, puna).
Anglisht A2 & A2+ për të Rritur
Individual-
kohëzgjatja pa limit (standardi 42-50 orë)
-
pagesë mujore & paraprake
-
ora e parë falas
Anglisht A2 & A2+ për të Rritur
Grup me 4 persona-
kohëzgjatja: 57 orë (rreth 5 muaj)
-
mundësi prove në grupet ekzistuese
-
pagesë e plotë & paraprake
-
frekuenca: 3 orë/javë
-
ora e parë falas
Trajtohet në A2 & A2+:
Shqiptim & Lexim
Gramatikë & Ushtrime
Studim Fjalori
Dëgjim & Komunikim
Materialet falas
- Libri pdf + Audiot e librit
- Listë fjalori anglisht-shqip për të gjithë librin
- Testet e kapitujve
- Detyrat komunikuese
- Ekstra: Romane A2
Aftësitë e fituara në përfundim të nivelit A2/A2+:
Të dëgjuarit
– Kupton fraza dhe fjalë të zakonshme në lidhje me tema të njohura si familja, puna, dhe blerjet.
– Mund të ndjekë biseda të thjeshta dhe informacion të qartë në situata të përditshme.
Të folurit
– Përdor fraza dhe fjali të thjeshta për të përshkruar përvojat dhe aktivitetet e përditshme.
– Përdor gjuhën e thjeshtë për të shprehur nevoja të menjëhershme dhe për të bërë kërkesa të thjeshta.
Të lexuarit
– Lexon dhe kupton tekste të thjeshta dhe të shkurtra në lidhje me tema të zakonshme.
– Gjen informacion specifik në materiale të zakonshme, si menutë, oraret, dhe udhëzimet.
Të shkruarit
– Shkruan tekste të shkurtra dhe të thjeshta, si letra të thjeshta personale ose mesazhe elektronike.
– Përshkruan ngjarje, aktivitete, dhe përvoja të thjeshta.
Gramatika dhe Fjalori
– Kupton struktura më të avancuara gramatikore, si e tashmja e vazhdueshme, e shkuara e thjeshtë, dhe foljet modale (mund, duhet).
– Ka një fjalor më të gjerë për tema të përditshme dhe situata të njohura.
Anglisht B1 për të Rritur
Individual-
kohëzgjatja pa limit (standardi 45-52 orë)
-
pagesë mujore & paraprake
-
ora e parë falas
Anglisht B1 për të Rritur
Grup me 5 persona-
kohëzgjatja: 58 orë (rreth 5 muaj)
-
mundësi prove në grupet ekzistuese
-
pagesë e plotë & paraprake
-
frekuenca: 3 orë/javë
-
ora e parë falas
Trajtohet në B1
Shqiptim & Lexim
Gramatikë & Ushtrime
Studim Fjalori
Dëgjim & Komunikim
Materialet falas
- Libri pdf + Audiot e librit
- Listë fjalori anglisht-shqip për të gjithë librin
- Testet e kapitujve
- Detyrat komunikuese
- Ekstra: Romane B1
Aftësitë e fituara në përfundim të nivelit B1:
Të dëgjuarit
– Kupton pika kryesore të bisedave të gjata për tema të njohura si puna, shkolla, dhe kohët e lira.
– Ndjek argumente dhe ide në biseda të qarta për tema të njohura ose që kanë interes personal.
Të Folurit
– Përshkruan përvoja, ngjarje, ëndrra, dhe ambicie, si dhe jep mendime dhe plane të thjeshta.
– Merr pjesë në biseda rutinë që kërkojnë shkëmbim të drejtpërdrejtë të informacionit mbi tema të njohura.
Të lexuarit
– Lexon dhe kupton tekste të thjeshta dhe të qarta mbi çështje që lidhen me interesat dhe punën.
– Kupton shkrime të thjeshta dhe të drejtpërdrejta, si mesazhe, email-e, dhe artikuj të thjeshtë.
Të shkruarit
– Shkruan tekste të lidhura, të strukturuara mirë mbi tema të njohura ose interesa personale.
– Shpreh përvoja, ngjarje, dhe mendime në formë të qartë dhe të kuptueshme.
Gramatika dhe Fjalori
– Kupton dhe përdor struktura gramatikore më komplekse, si ‘present perfect’
‘future simple” dhe kushtoret.
– Ka një fjalor të mjaftueshëm për të shprehur mendime dhe ide mbi tema të ndryshme, duke përfshirë edhe ato që lidhen me përvoja personale dhe profesionale.
Anglisht B1+ për të Rritur
Individual-
kohëzgjatja pa limit (standardi 46-55 orë)
-
pagesë mujore & paraprake
-
ora e parë falas
Anglisht B1+ për të Rritur
Grup me 4 persona-
kohëzgjatja: 60 orë (mbi 5 muaj)
-
mundësi prove në grupet ekzistuese
-
pagesë e plotë & paraprake
-
frekuenca: 3 orë/javë
-
ora e parë falas
Trajtohet në B1+
Lexim & analizë teksti
Gramatikë dhe ushtrime
Dëgjim & komunikim
Materialet falas
Libri pdf
Audiot e librit
Material përmbledhës fjalor & gramatikë; anglisht-shqip.
Testet
Detyrat komunikuese
Ekstra: Romane B1+
Aftësitë e fituara në përfundim të nivelit B1+:
Të dëgjuarit
– Kupton pikëpamje dhe qëndrime të shprehura në biseda më komplekse dhe të detajuara për tema të njohura dhe më të gjera.
– Ndjek biseda të gjata dhe të strukturuara për tema të njohura dhe më pak të njohura në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.
Të Folurit
– Përdor gjuhën në mënyrë fleksibile për të përshkruar situata të ndërlikuara dhe përvoja personale në detaje.
– Përdor struktura të ndryshme për të shprehur mendime, për të dhënë shpjegime dhe për të mbështetur qëndrimet e veta në mënyrë të qartë dhe të mirëorganizuar.
Të lexuarit
– Lexon dhe kupton tekste më të gjata dhe komplekse që përmbajnë fjalor të pasur mbi tema të njohura dhe më pak të njohura.
– Analizon dhe kupton shkrime dhe artikuj që përmbajnë mendime, argumente dhe informacione të ndryshme.
Të shkruarit
– Shkruan ese dhe raporte të strukturuara mirë mbi tema të njohura dhe të pazakonta, duke shprehur pikëpamje të argumentuara.
– Përdor gjuhën në mënyrë efektive për të shprehur ide dhe për të përpunuar informacione në mënyrë të qartë dhe të saktë.
Gramatika dhe Fjalori
– Ka njohuri të thelluara të strukturave gramatikore, përfshirë frazat kondicionale komplekse dhe kohët verbale të avancuara.
– Ka një fjalor të gjerë që mbulon një gamë të gjerë temash, përfshirë ato teknike, abstrakte, dhe të lidhura me interesat personale dhe profesionale.
Anglisht B2 për të Rritur
Individual-
kohëzgjatja pa limit (standardi 50-60 orë),
-
pagesë mujore & paraprake
-
ora e parë falas
Anglisht B2 për të Rritur
Grup me 4 persona-
kohëzgjatja: 63 orë (rreth 5.5 muaj)
-
mundësi prove në grupet ekzistuese
-
pagesë e plotë & paraprake
-
frekuenca: 3 orë/javë
-
ora e parë falas
Trajtohet në B2
Lexim & analizë leksikore e tekstit
Gramatikë dhe ushtrime
Studim i fjalorit
Dëgjim & komunikim
Materialet falas
Libri pdf
Audiot e librit
Material përmbledhës fjalor & gramatikë; anglisht-shqip.
Testet e kapitujve
Detyrat komunikuese
Ekstra: Romane B2
Aftësitë e fituara në përfundim të nivelit B2
Të dëgjuarit
– Kupton pika kryesore dhe detaje të bisedave të gjata dhe komplekse, përfshirë ato që përmbajnë gjuhë idiomatike dhe të figurshme.
– Ndjek biseda dhe prezantime të strukturuara mbi tema të njohura dhe më të ndërlikuara në punë, shkollë, dhe situata të tjera të përditshme.
Të Folurit
– Përdor gjuhën rrjedhshëm dhe në mënyrë spontane për të komunikuar me saktësi dhe efektivitet në biseda të ndryshme.
– Argumenton, debaton dhe shpreh mendime të ndërlikuara dhe qëndrime të ndryshme mbi tema të ndryshme, duke përdorur një gamë të gjerë strukturash dhe shprehjesh gjuhësore.
Të lexuarit
– Lexon dhe kupton tekste të gjata dhe komplekse, përfshirë artikuj që përmbajnë argumente dhe mendime të avancuara.
– Kupton dhe analizon stile të ndryshme shkrimi, si dhe qëllimin e autorit në tekste të ndryshme.
Të shkruarit
– Shkruan tekste të detajuara dhe të qarta, duke përfshirë ese, raporte dhe dokumente të tjera që kërkojnë struktura komplekse dhe argumentim të avancuar.
– Përdor gjuhën në mënyrë të saktë dhe efektive për të përshkruar ide të ndërlikuara dhe për të mbështetur argumentet e veta.
Gramatika dhe Fjalori
– Ka një njohuri të gjerë të gramatikës dhe fjalorit, përfshirë strukturat komplekse dhe nuancat e ndryshme të kuptimit.
– Përdor gjuhën me saktësi dhe rrjedhshmëri në një gamë të gjerë
Anglisht C1 për të Rritur
Vetëm Individual-
kohëzgjatja pa limit (standardi 60- 65 orë)
-
pagesë mujore & paraprake
-
ora e parë falas
Trajtohet në C1
Lexim tekstesh akademike
Gramatikë dhe ushtrime
Fjalor idiomatik
Dëgjim & komunikim
Prezantime
Materialet falas
Libri pdf
Audiot e librit
Material gramatikor pdf i përmbledhur
Testet
Detyrat komunikuese
Ekstra: Romane C1
Aftësitë e fituara në përfundim të nivelit C1
Studenti duhet të:
– Flasë rrjedhshëm dhe natyrshëm me folësit vendas.
– Kuptojë tekste komplekse dhe të ketë njohuri të thelluara të kuptimeve të nënkuptuara.
– Shkruajë qartë dhe strukturuar për tema komplekse.
– Përshtatë stilin e komunikimit sipas kontekstit dhe audiencës.
Pērgatitje për provime ndërkombëtare
Ielts Life Skills A1-
vetëm individual
-
kohëzgjatja pa limit
-
standardi: (10-15 orë)
Pērgatitje për provime ndërkombëtare
Aptis-
vetëm individual
-
kohëzgjatja pa limit
-
standardi: (12-20 orë)
Klub Komunikimi A1
Individual-
kohëzgjatja: 13 orë
-
material Pdf + Audio falas
Klub Komunikimi A2 & A2+
Individual-
material Pdf + Audio falas
-
kohëzgjatja: 30 orë
Klub Komunikimi A2 & A2+
Grup 4 persona-
kohëzgjatja: 30 seanca 90 min
-
material Pdf + Audio falas
Klub Komunikimi B1
Individual-
kohëzgjatja: 16 orë
-
material Pdf + Audio falas
Klub Komunikimi B1
Grup 4 persona:-
kohëzgjatja: 16 seanca 90 min
-
material Pdf + Audio falas
Kurs Komunikimi "Speaking Pro"
Kurs Komunikimi për studentët e niveleve B2;C1;C2.
Me një libër të dedikuar të quajtur “Speak Better English” i organizuar nga mësuese Arjola për këtë kurs.
Libri vjen po ashtu edhe me Audiot Shoqëruese.
Ky kurs të përgatit ty:
- të mësosh fjalor tematik me shprehje fikse;
- të saktësosh shqiptimin; intonacionin kur flet anglisht;
- të qartësosh shprehjen e mendimeve me struktura të sakta fjalish;
- të ushtrohesh në të folur për tema interesante;
- të fitosh vetëbesim kur flet anglisht në punë;
- të krijosh miq që duan të flasin anglisht & të sjellin njohuritë e tyre në takim;
- të zotërosh njohuri për tema shumë të rëndësishme.
Kursi “Speaking Pro”(i plote)
Mësim me Mësuese Arjolën Vetëm në Grup-
Cikel i plote zgjat 6 muaj
-
Cdo muaji , grup i ri.
-
Ndiq aq muaj sa ke deshire.
-
Grupe me rezervim paraprak me 4 persona
-
Oraret pasdite
-
Frekuenca: 2 seanca /jave
-
Cmimi per nje muaj: 4500L
-
Libri: Speak Better English
Speaking Pro Faza 1
Grup me 5 persona
Temat e para të librit “Speak Better English”
Kohëzgjatja: 26 seanca 90 minutëshe (3.5 muaj)
Frekuenca 2 seanca/javë
Cmimi: 180 Euro
Speaking Pro Faza 2
Grup me 5 persona
Temat e fundit të librit “Speak Better English”
Kohëzgjatja: 26 seanca 90 minutëshe (3.5 muaj)
Frekuenca 2 seanca/javë
Cmimi: 180 Euro
💣RISI SHTATOR 2024
Kursi i Komunikimit “English for Life”
Kurs Komunikimi për studentët të cilët kanë përfunduar kursin e “Speaking Pro”
me mësuese Arjolën dhe duan të vijojnë ushtrimin e komunikimit me gjuhë të niveleve b2, c1,c2.
Ky kurs të pergatit ty të:
- thellohesh me fjalor tematik për tema akademike;
- qartësosh shprehjen e mendimeve me struktura te sakta fjalish;
- ushtrohesh në të folur per tema interesante;
- fitosh vetëbesim kur flet anglisht në punë & prezantime;
- krijosh miq që duan të flasin anglisht & të sjellin njohuritë e tyre në takim;
- të zotërosh njohuri për tema aktuale të mbështetura në kërkime shkencore;
- mësosh si të mësosh anglisht në mënyrë të pavarur.
Libri: “Speak Better English”
-
Audiot shoqerurese per cdo mesim
-
50 tema ne anglisht
-
I sherben cdo studenti te avancuar
Kursi "Anglishte Biznesi"
Kursi i vetëm me leksione të regjistruara pranë qendrës sonë.
Ky kurs është për studentë që kanë njohuri të përgjithshme të anglishtes (B1 e në nivele me të avancuara)
& duan të përqendrohen tek gjuha e punës, komunikimit me klientë të huaj për vendin e punës apo biznesin tuaj.
Kursi “Anglishte Biznesi”
Mësuese: Arjola Prenga-
Përmban 30 + leksione të regjistruara
-
4 Seanca Live në Zoom për pyetjet tuaja.
-
Zgjat rreth 4 muaj (merr leksionet gradualisht përgjatë kësaj kohe në email.
-
Akses pa limit për leksionet e regjistruara
-
Suport dhe këshillim te vazhdueshëm edhe pas përfundimit të kursit nga lektorja e kursit.